Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Musliu: Kurtit i konvenon një president “kukull”, thjesht që ulet në karrig, pa fuqi politike

GD
Gazeta Demos20 korrik 2026 në 19:17
Musliu: Kurtit i konvenon një president “kukull”, thjesht që ulet në karrig, pa fuqi politike

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti lidhur me qëndrimet e tij për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës.

Musliu tha se Kurtit i konvenon një president me rol të kufizuar politik dhe pa ndikim në vendimmarrje.

“Albin Kurtit i konvenon me pas një president kukull, thjesht që ulet në karrigen e presidentit, por pa fuqi politike dhe pa fuqi vendimmarrëse. Ai këtë e proklamon si vazhdimësi”, ka thënë Musliu.

Ajo ka përmendur edhe raportet e Kurtit me ish-presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se përplasjet mes tyre, sipas saj, kanë ardhur pikërisht për shkak të dallimeve rreth rolit të presidentit.

Musliu ka theksuar se presidenti i Kosovës, duke pasur parasysh sistemin politik të vendit, duhet të jetë figurë politike, me njohuri të politikave vendore dhe ndërkombëtare, si dhe të ketë kompetencë, autoritet dhe besueshmëri.

“Presidenti duhet të jetë i përgjegjshëm, kompetent, përfaqësues, reprezentativ dhe autoritativ. Kjo nuk i konvenon zotëri Kurtit”, është shprehur deputetja e PDK-së në Klan.

Sipas saj, Kurti dëshiron një figurë që nuk do të ketë peshë të madhe politike në postin e presidentit.

“Kurti do me pas një marionetë, siç e ka tash Albulena Haxhiun që e ka ushtruese të detyrës, dhe me i kryer punët e veta”, ka deklaruar Musliu.

Më shumë nga Lajme

  • 10:41Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për vjedhje të rëndë
  • 10:40KPK hap konkurs për prokurorë të rinj, 10 vende rezervohen për komunitetin serb
  • 10:28AUV publikon rezultatet e kontrolleve në sektorin e qumështit
  • 10:21Policia arreston një serb në Bërnjak, iu gjet sprej lotsjellës
  • 10:20Kosova nënshkruan marrëveshje për rikthimin e pasurive të paligjshme me Institutin e Bazelit