Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

KPK hap konkurs për prokurorë të rinj, 10 vende rezervohen për komunitetin serb

GD
Gazeta Demos4 gusht 2026 në 10:40
KPK hap konkurs për prokurorë të rinj, 10 vende rezervohen për komunitetin serb

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e mbajtur të martën ka marrë vendim për shpalljen e konkursit për rekrutimin e prokurorëve të rinj të shtetit.

Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë, nga 17 gushti 2026, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, u prezantua analiza që përcakton nevojën e sistemit prokurorial për prokurorë të rinj.

Anëtari Dardan Vuniqi gjatë prezantimit të kësaj analize tha se janë 177 prokurorë aktiv, 34 pozita të lira, prej tyre 10 për komunitetin serb.

“Neve obligohemi të ndërmarrim veprime për rritjen e përfaqësimit të komunitetit serb në sistem. Komisioni rekomandon 10 vende për komunitetin serb, 24 pozita të lira për pjesën tjetër”, tha Vuniqi.

Ndërkaq, kryesuesi Arian Gashi tha se është me interes të Kosovës përfaqësimi i komuniteteve dhe krahas kësaj, është edhe obligim ligjor si rezultat i dialogut me shtetin fqinj, ku është marrë obligim bazuar në marrëveshje.

“Andaj, inkurajoj pjesëtarët e komunitetit serb që të aplikojnë. Do të jetë proces i drejtë, i pavarur dhe i paanshëm”, u shpreh Gashi.

Në fund, me shtatë vota për, u miratua propozimi për shpalljen e konkursit për rekrutimin e prokurorëve të rinj.

serbrinjprokurorial

Të ngjashme

Olluri kritikon Sveçlën: Policia s’ka kapela për diplomimin e policëve të rinj, jep dorëheqje – je dështak

Olluri kritikon Sveçlën: Policia s’ka kapela për diplomimin e policëve të rinj, jep dorëheqje – je dështak

21:48

Më shumë nga Lajme

  • 11:21Tërnava takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë për vrasjet e grave në Kosovë
  • 11:19Shpërthim në një shkollë në Gjermani, plagosen 10 nxënës, pesë prej tyre dërgohen në spital
  • 10:55Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve duhet të jetë pjesë e pandashme e politikave shtetërore
  • 10:4910 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij mbajnë konferencë te Prokuroria Speciale
  • 10:14Shtyhet për një orë seanca ndaj Ramadan Morinës, mungojnë dy gjyqtarë