Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kosova nënshkruan marrëveshje për rikthimin e pasurive të paligjshme me Institutin e Bazelit

GD
Gazeta Demos4 gusht 2026 në 10:20
Kosova nënshkruan marrëveshje për rikthimin e pasurive të paligjshme me Institutin e Bazelit

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, Drejtoresha Ekzekutive e Institutit të Bazelit për Qeverisje në Zvicër (IBQ), Elizabeth Andersen, dhe Drejtori i Qendrës Ndërkombëtare për Rikthimin e Pasurive (QNRP – ICAR), Iker Lekuona, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në formë elektronike, e cila synon të çojë përpara përpjekjet për rikthimin dhe riatdhesimin e pasurive që janë fituar në mënyrë të paligjshme përmes korrupsionit ose formave të tjera të abuzimit me pushtetin, të cilat gjenden jashtë vendit dhe i përkasin ligjërisht Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, kjo marrëveshje bashkëpunimi synon të mbështesë lehtësimin e një bashkëpunimi më efektiv me autoritetet e shteteve të tjera në lidhje me gjurmimin, identifikimin dhe ndjekjen penale të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme, me qëllim rritjen e efikasitetit në luftimin e korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.

“Gjithashtu, përmes këtij bashkëpunimi, Instituti i Bazelit për Qeverisje, nëpërmjet këshillave strategjike, udhëzimeve praktike dhe ndihmës, do ta mbështesë Prokurorin e Shtetit në çështjet e sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurive të paligjshme, sipas standardeve dhe praktikave më të larta të bashkëpunimit ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.


pasurivepaligjshmemarrëveshje

Të ngjashme

Komuna arrin marrëveshje me punëtorët teknikë, “Pastrimi” merr përsipër higjienën në shkolla

Komuna arrin marrëveshje me punëtorët teknikë, “Pastrimi” merr përsipër higjienën në shkolla

20:57

Më shumë nga Lajme

  • 08:02Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave
  • 07:59Këto vende do të mbesin sot pa rrymë
  • 07:58Mjegull e diell, ky është parashikimi i motit
  • 23:59Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
  • 23:36Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës