Pas grevës së punëtorëve teknikë, shkollat në kryeqytet pritet të rikthehen në funksionim të rregullt gjatë javës së ardhshme, pasi Komuna e Prishtinës ka arritur marrëveshje me sindikatën e punëtorëve grevistë.
Lajme LIVE
Komuna arrin marrëveshje me punëtorët teknikë, “Pastrimi” merr përsipër higjienën në shkolla

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Arsimit, e cila ka njoftuar se veprimet e nevojshme administrative tashmë janë ndërmarrë dhe se pagesat e para për punëtorët janë ekzekutuar gjatë ditës së sotme.
Sipas njoftimit, pjesa e mbetur e pagesave pritet të realizohet deri të martën, ndërsa puna e rregullt e punëtorëve teknikë pritet të rifillojë gjatë javës së ardhshme