Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Musliu kërkon shkarkimin e Dimal Bashës pas deklaratës për Astrit Deharin: Fyerje e rëndë ndaj viktimave të Kosovës

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2025 në 17:39
Musliu kërkon shkarkimin e Dimal Bashës pas deklaratës për Astrit Deharin: Fyerje e rëndë ndaj viktimave të Kosovës

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, i cili kishte thënë se “rasti i Astrit Deharit është më i rëndë se ajo që kanë vuajtur shqiptarët nën Millosheviqin”.

Përmes një postimi në facebook, Musliu e ka quajtur këtë deklaratë skandaloze, fyese dhe të papranueshme për çdo qytetar të Kosovës që ka përjetuar vuajtjet e luftës.

“Të krahasosh një rast tragjik individual me terrorin shtetëror, masakrat, dhunimet dhe dëbimet që Serbia e Millosheviqi ushtruan mbi mijëra shqiptarë, është një fyerje e rëndë ndaj kujtimit të viktimave”, ka shkruar Musliu.

Deputetja e PDK-së ka shtuar se një kryetar Kuvendi që bën deklarata të tilla “ose nuk e kupton peshën e fjalës publike, ose e përdor qëllimisht për të ndezur emocione dhe për të mbuluar paaftësinë politike”.

Ajo e ka cilësuar këtë deklaratë si vazhdimësi të punimit shkencor kundër UÇK-së nga Basha, duke kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të tij nga pozita.

PDKVV

Më shumë nga Lajme

  • 10:22Vrasja në Malishevë, Prokuroria: I dyshuar është bashkëshorti i 25-vjeçares
  • 10:17Ramadani kërkon shkarkimin e Rizvanollit: Prita që Kurti ta largonte menjëherë
  • 10:16Pas vdekjes së punëtorëve, Sindikata e KEK-ut paralajmëron protestë të mërkurën
  • 10:15Skandali i Trainkos-it, Rrahmani: Pushteti i Kurtit të largon nga puna, nëse guxon t’ua zbulosh skandalet
  • 09:42Qëlloi gruan me armë, pastaj veten - Si ndodhi vrasja në Malishevë?