Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka quajtur alarmante situatën me mungesën e barnave në QKUK, për pacientët me kancer, duke kërkuar urgjentisht transparencë, përgjegjësi dhe veprim nga institucionet shëndetësore.
Ajo ka theksuar se buxheti i rritur nuk duhet të shoqërohet me më pak trajtim për pacientë.
”Mungesa e barnave për pacientët me kancer në QKUK është alarmante!
Ky nuk është thjesht një lajm i radhës, është një thirrje për ndërgjegjësim dhe veprim. Pacientët me kancer në Kosovë po përballen me një krizë që prek drejtpërdrejt jetën e tyre.
Kjo po ndodh në kohën kur buxheti për materiale shpenzuese, barna esenciale dhe shërbime të tjera shëndetësore është 105 milionë euro qe do te thote rreth 45.6 milionë më shumë sesa vitin e kaluar!