Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Lajme

Murati: Kurti nuk është i interesuar t’i konstituojë institucionet

GD
Gazeta Demos10 shtator 2026 në 18:00
Murati: Kurti nuk është i interesuar t’i konstituojë institucionet

Ligjëruesi i shkencave politike, Valon Murati, ka vlerësuar se zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës janë pjesë e një konteksti populist, duke kritikuar mënyrën se si, sipas tij, po përdoren çështjet që lidhen me Listën Serbe dhe raportet me komunitetin serb për të penguar procesin e konstituimit të institucioneve.Duke folur në emisionin FIVE të TV Dukagjini, Murati tha se deklarimi i deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, gjatë propozimit të Sllavko Simiqit për nënkryetar të Kuvendit, nuk duhet të shërbejë si arsye për bllokimin e mëtejshëm të procesit institucional.

Ai e konsideroi këtë zhvillim si një “shkas më tepër” për partinë në pushtet dhe përfaqësuesit e saj që, sipas tij, të vazhdojnë me bllokadën dhe me një situatë që e cilësoi si “jo-kushtetuese”.“Është pjesë e një konteksti populist, të cilin po jetojmë. Nuk është asgjë për të cilën nuk do të mundim të vazhdojmë. Të procesojmë më konstituiimin e institucioneve. Një shkas më tepër prej partisë në pushtet, përfaqësuesve të saj për të vazhduar me këtë bllokadë, për të vazhduar me këtë gjendje jo-kushtetuese, për ta renduar realisht këtë situatë…”, ka deklaruar Murati.

Murati tha se çështjet që lidhen me Serbinë dhe serbët vazhdimisht mund të përdoren si pjesë e diskursit nacionalist dhe populist në Kosovë.Sipas tij, edhe pse qëndrimet e Listës Serbe janë të njohura, kjo nuk duhet të çojë në bllokimin e krijimit të institucioneve të Kosovës.

“Edhe në këtë studio e kemi diskutuar sa herë që sa e rëndësishme është që ta zgjidhim problemin me Serbinë, se do ta kemi çdoherë problemin me Serbinë, raportin me Serbin, me serbët pjesë të diskursit tonë nacionalist dhe populist. Për t’i penguar proceset normale në këtë vend… do ta kemi kështu edhe këtë politik, edhe këta politikanë që manipulojnë, natyrisht për Listën Serbe nuk çfarë të bisedojmë, i dimë qëndrime e të gjitha ato të tjerat. Por, nuk bllokohet krijimi i institucioneve…”, ka shtuar Murati.Megjithatë, sipas tij, zhvillimet e fundit e kanë zhvendosur vëmendjen nga ajo që ai e konsideron si shkakun fillestar të krizës politike.

Murati tha se, pas debatit për deklaratën e Listës Serbe, “doli qartë” se, sipas tij, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është i interesuar për konstituimin e institucioneve.“Ne mund çdoherë të kapemi, po çështja është a është më e rëndësishme t’i konstituojmë institucionet, apo të kapmi për një deklaratë që mund të jetë edhe provokative… kjo ishte pastaj e mbuloi këtë shkakun populist, fillestar. Sepse doli qartë që për momentin zoti Kurti nuk është i interesuar t’i konstituojë institucionet e vendit…”, ka potencuar Murati.

Deklaratat e Muratit vijnë pas vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, ku Albulena Haxhiu u rizgjodh kryetare me 62 vota, ndërsa procesi ngeci te zgjedhja e nënkryetarëve.Përplasjet mes subjekteve politike u shfaqën edhe lidhur me mënyrën e votimit të nënkryetarëve, ndërsa debat shkaktoi edhe formulimi i përdorur nga Igor Simiq gjatë propozimit të kandidatit të Listës Serbe.

Seanca u shty për të premten, ndërsa Aleanca, e cila ka shtatë deputetë, nuk mori pjesë në seancë.

muratikurtiinteresuar

Të ngjashme

Rasti i Arlinda Zekajt, Mehmetaj: Kurti nuk e shkarkon Gërvallën

Rasti i Arlinda Zekajt, Mehmetaj: Kurti nuk e shkarkon Gërvallën

21:32
Kurti pret në takim komandantin Grynkewich: Kosova e çmon rolin e NATO-s për çlirimin e vendit

Kurti pret në takim komandantin Grynkewich: Kosova e çmon rolin e NATO-s për çlirimin e vendit

15:59
Kurti emëron një zëvëndësministër të ri

Kurti emëron një zëvëndësministër të ri

15:32
Kurti nuk tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

Kurti nuk tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

15:08

Më shumë nga Lajme

  • 23:40Banka ku Arlinda kishte kredi kërkon falje për sms që e dërgoi: U gjenerua automatikisht, po e shqyrtojmë faljen e detyrimit
  • 23:39Dikur në ballë të protestave për gratë, ku mbeti zëri i Adelina Tërshanit pas vrasjes së Arlinda Zekajt?
  • 23:00Përplasje në PS për Erion Veliajn, Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Gogu: Na sqaro pse u transferua me aq urgjencë në Fier
  • 22:58Shiroka Pula mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 103-vjetorit të Turqisë
  • 22:50Moti për nesër dhe ditëve në vazhdim