Ministri në detyrë i Financave, njëherit deputet i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, i është kundërpërgjigjur deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se i ka përjashtuar nga paga minimale veteranët e UÇK-së, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e UÇK-së.
Murati ka thënë se gjatë kohës së tij si ministër, pensionet për kategoritë e luftës janë rritur për së paku 20%, ndërsa gjatë qeverisjes së PDK-së 0 euro.
“Herën e parafundit kur PDK ka qeverisur me vendin, në koalicion me LDK gjatë 2014-2017, e kishte fshirë nenin 18 të ligjit që e lidhte pensionin e veteranit me pagën minimale. Kjo kërkesë kishte ardhur nga FMN-ja, pasi listat e veteranëve kishin filluar të mbusheshin edhe me ata që nuk i plotësonin kriteret, dhe kjo rrezikonte eskalim të kostos deri aty sa mund ta rrezikonte stabilitetin financiar”, ka shkruar Murati.