Hekuran Murati foli për “xhelozi” dhe “inate politike” pasi qeveria e propozuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dështoi të zgjidhej – diçka e paprecedentë deri më tani në historinë parlamentare të Kosovës.
Deputeti i LVV-së tha se partitë e tjera po e bllokojnë edhe formimin e qeverisë – meqenëse s’duan të qeverisin me Kurtin – pavarësisht se më herët ishte konfident se do ta bënin shumicën e nevojshme në Kuvend.
“Ka një kohë të gjatë, prej datës 9 shkurt e deri më tani, dhe kryesisht me zvarritje dhe bllokada të shkaktuara, gjë që e pamë edhe sot që u materializua në formë të inatit dhe xhelozisë politike ku partitë opozitare vendosin të barrikadohen dhe më të vlefshme e konsiderojnë të barrikadohen dhe ta pamundësojnë që fituesi i zgjedhjeve të qeverisë me vendin, sesa ta vendosin interesin shtetëror përpara”, tha ai.
Kurti thoshte “më testoni”, ndërsa pas dështimit të sotëm, Murati dha një version ndryshe.
