Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mungesa e ngrohjes detyron shkollat në Fushë-Kosovë të mbajnë mësimin me orar të shkurtuar

GD
Gazeta Demos22 dhjetor 2025 në 22:16
Mungesa e ngrohjes detyron shkollat në Fushë-Kosovë të mbajnë mësimin me orar të shkurtuar

Drutë i kanë të siguruar. Por, nuk mund t’i përdorin për ngrohje.

Kjo pasi tash e një kohë, kaldaja e shkollës “Hoxhë Kadri Prishitna” në Fushë Kosovë është jashtë funksioni.

Për këtë, orët mësimore janë të shkurtuara e si alternativë për ngrohje po përdoren këto pajisje elektrike.

“Tani është shqetësuese se nxënësit de personeli kanë të ftohtë, që nga fillimi i sezonit dimëror jemi pa ngrohje për shkak se kaldajën e kemi në defektë. Për momenti jemi tu punu me orar të shkurtuar, po mendojmë ta përfundojmë këtë gjysmë vjetor me orar me suksese”, ka thënë Uka.

Zëvendësdrejtori i shkollës Ukshin Uka, pret që ky problem të zgjidhet sa më parë.

“Dëshirojë që të bëhet një zgjidhje të pakten për gjysmë vjetorin e dytë. Me tetë janar të bëhet një zgjidhje”, u shpreh tutje Uka .

Në objektin e kësaj shkolle, mësojnë edhe nxënësit e shkollës “Minatori”.

E problem me kaldajë ka edhe shkolla “Mihal Grameno”, si dhe shkolla në fshatin Miradi.

Po sipas drejtorit të arsimit në Fushë Kosovë , Adriatik Zeqiri janë duke punuar që ky problem të rregullohet.

“Jemi duke u përpjekur maksimalisht që me sanu këtë problemin me ngrohje një problem i trashëguar, ne tash vec sa kemi marrë detyrën dhe jemi duke u marrë me këtë farë pune.Jemi në mungesë të një kontrate për mirëmbajtje për shkak të OSHP-së dhe mendoj që është problem i planifikimit jo të duhur, planifikim jo në kohë sidomos problemet i kemi tek shkolla Mihal Grameno, tek shkolla ekonomike, ku tek shkolla ekonomike nuk kemi ngrohje aspak për shkak se kaladaj është totalisht jashtë funksionit”, është shprehur Zeqiri.

Për një kohë kontrata për rregullimin e ngrohtoreve të shkollave në Fushë Kosovë ishte mbetur e bllokuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Por ky tender është anuluar nga Gjykata e tenderëve, dhe kësisoj komuna ka filluar përsëri procedurat e prokurimit.

“OSHP na ka kthy kontratën edhe na ka kthy negative, pra duhet të perseritet. Ne do të tentojmë që sa me shpejtë që është e mundur të kryejmë këtë punë për shkak se procesi mësimor në gjysmë vjetorin e dytë duhet me u viju në menyrë të rregullt”, ka përfunduar Zeqiri.

Problem të njëjtë kishte edhe shkolla e fshatit Lismir, mirëpo tashmë është sanuar./teve1

fush kosoveklasat

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë