Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mulaj thotë se linjiti në Kosovë po përdoret vetëm nga elektranat e Obiliqit, zotohet se do të punoj që kjo pasuri të mos mbetet nën dhe

GD
Gazeta Demos15 dhjetor 2025 në 20:35
Mulaj thotë se linjiti në Kosovë po përdoret vetëm nga elektranat e Obiliqit, zotohet se do të punoj që kjo pasuri të mos mbetet nën dhe

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besim Mulaj përmes një postimi në Facebook lidhur me mënyrën se si Kosova po e trajton linjitin si një nga pasuritë e saj më të mëdha natyrore, shkruan GazetaDemos.

Ai ceku se kjo pasuri natyrore, fatkeqësisht po përdoret vetëm për termoelekyranat e Obiliqit, duke thënë se është shndërruar më shumë në problem se sa në mundësi.

Në postimin e tij, Mulaj kritikon edhe faktin se Kosova, pavarësisht rezervave të mëdha të qymyrit, sot importon qymyr nga vende si Kazakistani, Serbia dhe Mali i Zi, duke e cilësuar këtë situatë si paradoks dhe dështim të vizionit shtetëror.

“Me rastin e zgjedhjes sime deputet në Kuvendin e Kosovës, do të angazhohem pa kompromis që ky resurs i bollshëm ekonomik të mos mbetet nën dhe, por të shfrytëzohet me mençuri për industri të tjera, për zhvillim të qëndrueshëm dhe për eksport. Jo kundër mjedisit, por në harmoni me të, përmes teknologjive moderne dhe standardeve evropiane”, u zotua Mulaj.

Postimi i plotë:

Kosova është një ndër vendet më të pasura në botë për nga rezervat e linjitit/qymyr. Një pasuri e rrallë natyrore, që sot fatkeqësisht përdoret vetëm për termoelektranat e Obiliqit, duke u shndërruar më shumë në problem sesa në mundësi. Ambientalistët me të drejtë kanë ngritur zërin për ndotjen, por pyetja thelbësore mbetet: pse kurrë, që nga paslufta, politika nuk është ulur seriozisht të mendojë për përdorimin e zgjuar dhe modern të këtij resursi?

A duhet linjiti të mbetet i varrosur përgjithmonë nën tokë, ndërkohë që vendi ka nevojë për zhvillim ekonomik, industri dhe vende pune? Apo duhet të investohet në teknologji të pastra, në industri të reja dhe në përpunim që sjell vlerë të shtuar dhe eksport?

Ironia më e madhe është se sot Kosova, me gjithë këtë pasuri nën këmbët e saj, importon qymyr nga Kazakistani, Serbia dhe Mali i Zi. Kjo nuk është vetëm paradoks, por dështim i vizionit shtetëror.

Me rastin e zgjedhjes sime deputet në Kuvendin e Kosovës, do të angazhohem pa kompromis që ky resurs i bollshëm ekonomik të mos mbetet nën dhe, por të shfrytëzohet me mençuri për industri të tjera, për zhvillim të qëndrueshëm dhe për eksport. Jo kundër mjedisit, por në harmoni me të, përmes teknologjive moderne dhe standardeve evropiane.

Nuk do ta kursej veten në interes të zhvillimit të Kosovës, pavarësisht lobimeve jo miqësore që synojnë ta mbajnë Kosovën të varfër dhe të varur. Kosova ka potencial. Ka pasuri. I mungon vetëm guximi politik për ta shndërruar atë në mirëqenie për qytetarët e saj.

Më shumë nga Lajme

  • 22:32Trump: “Ide e shkëlqyer” që Ngushtica e Hormuzit të bëhet territor amerikan
  • 22:31550 rekrutë nisin rrugëtimin drejt FSK-së, Maqedonci: Shërbimi në uniformë është nder dhe përgjegjësi
  • 22:28Sadriu-Hamiti: Republika e Kosovës është e rrezikuar, po shkelet nga Kurti
  • 22:23Shala: Nëse presidenti propozohet nga Kurti, është kapje totale e shtetit
  • 22:16Zjarri në Pukë të Shqipërisë i afrohet banesave, era e fortë përhap flakët