Mujaj: Haradinaj është shembull i politikanit patriot që Kosova e ka pasur rrallë
Avokati Muhamet Mujaj ka vlerësuar lartë figurën e ish-kryeministrit të Kosovës dhe komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai e ka cilësuar Haradinajn si “një prej politikanëve më modest që ka pasur Kosova”, duke theksuar se shumë prej kontributeve të tij “nuk janë treguar ende publikisht”.
Mujaj ka thënë se Haradinaj “ka dhënë shumë për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës”, duke e përshkruar atë si një lider të veçantë, mendimi i të cilit, sipas tij, kërkon “mprehtësi dhe inteligjencë për t’u kuptuar në aspektin perëndimor, politik e patriotik”.
I plotë:
Një prej politikanëve më modest që ka pas Kosova. Nuk ka treguar ende publikisht shumë prej gjërave!
Liderit të vetëm deri me tani që ia kam zgjatur dorën. Ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës dhe shtetndërtimin. Duhesh me qenë shumë i sprovuar, i mprehtë e inteligjent me e kuptuar mendimin e tij perëndimor, politik e patriotik.
