Motra e Agonit, 27 vjeçarit që vdiq në Lipjan i ka dedikuar atij një shkrim emocional në rrjete sociale.
” Agoni kishte një shpirt që s’dinte çfarë ishte urrejtja apo ligësia, duket sikur ende është këtu, në çdo lot që rrjedh”, shkroi ajo ndër tjerash.
Shkrimi i plotë:
Agoni nuk ishte thjesht vëllai im, ai ishte një pjesë e shpirtit tim. Një djalë me zemër të madhe, me buzëqeshje që e ndriçonte gjithë dhomën, me një shpirt që s’dinte çfarë ishte urrejtja apo ligësia. Edhe pse jeta e tij u ndërpre shumë herët, kujtimi i tij është aq i gjallë sa duket sikur ende është këtu në çdo kujtim, në çdo ndjenjë, në çdo lot që rrjedh pa zë.