Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, e cila ka qenë emri i propozuar nga VV-ja për kryeparlamentare, nuk ka treguar para mediave se si do të veprohet në seancën e sotme konstituive.
Haxhiu para mediave nuk tregoi nëse do ta respektojnë vendimin e Kushtetueses që obligon deputetët që ta konsituojnë Kuvendin në afat prej 30 ditësh, dhe po ashtu që votimi për kryeparlamentarin të vazhdojë në formën e hapur.
“Moti nuk jemi parë”, tha Haxhiu para mediave.