Në një qendër të votimit në fshatin Plemetin të Obiliqit është ndërprerë procesi zgjedhor.

Siç deklaron zyrtari ekzekutiv komunal zgjedhor, Afrim Krasniqi, kjo erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje ndërmjet kryesuesit të këshillit të vendvotimeve dhe menaxherit të vendvotimit, transmeton Klankosova.tv.

“E kemi rregulluar këtë mosmarrëveshje dhe nuk ka asnjë telash, procesi i votimit po vazhdon në mënyrë të rregullt”, u shpreh Krasniqi për Klan Kosova.