Policia e Shtetit ka reaguar pas pamjeve virale ku shfaqen disa efektivë duke bartur një protestues pa ndjenja dhe me këmbë të thyer.
Lajme
Pamjet trishtuese nga protesta në Tiranë, pezullohen policët që e bartnin për gjymtyrë një protestues me këmbë të thyer

Përmes një postimi, Policia e Shqipërisë deklaron se është urdhëruar pezullimi i menjëhershëm nga detyra i katër punonjësve të Policisë dhe shefit të rendit në Komisariatin Numër 1.
“Gjithashtu, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, është ngritur një grup i posaçëm, nën drejtimin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale, për të verifikuar dhe analizuar të gjitha veprimet e punonjësve të Policisë, nga fillimi deri në përfundim të tubimit, si dhe zbatimin e procedurave standarde të punës. Çdo punonjës që ka shkelur procedurat apo ka tejkaluar kompetencat do të mbajë përgjegjësi” thuhet në njoftim