Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haziri për Kurtin: LDK-së i kërkonte president jopolitik, PDK-së ia toleroi profilin politik

GD
Gazeta Demos13 tetor 2026 në 22:53
Haziri për Kurtin: LDK-së i kërkonte president jopolitik, PDK-së ia toleroi profilin politik

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e kishte si qëllim shmangien e zgjedhjeve të reja dhe se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës presidente ishte rezultat i këtij synimi.Haziri, në “Debat Plus” në Dukagjin, foli edhe për dallimet në marrëveshje teksa u shpreh se dallimi kryesor mes PDK-së dhe LDK-së në procesin e zgjedhjes së presidentes ishte kriteri për profilin politik të kandidatit.

Ai pretendoi se PDK-së i ishte toleruar një profil politik për kandidatin, ndërsa LDK-ja kishte vendosur si kriter që presidenti të mos kishte profil politik.Haziri përmendi edhe të kaluarën politike të Shiroka-Pulës, duke thënë se propozimi i saj nga Kurti ishte shoqëruar me referenca për angazhimin e saj të mëparshëm politik nëPDK.

“Zotëri Kurti e pati një qëllim me i evitu zgjedhjet e radhes, kjo është ajo që e ka qu në derë të PDK-së edhe me 18 deputetë Kurti ka parë probleme. Kurti ka dashur një përfaqësues jopolitik me LDK-në, ky është dallim i madh me pas shku me LDK-në me përfaqësues të profilit të Justina Shiroka-Pulës që u bë politik, PDK-së iu toleru profil politik edhe pse prej 2014 nuk ka qenë në PDK por kur e propozoi tha se ka qenë ish-ministre e Thaçit, ish-deputete e PDK-së ja dha ngjyrat e PDK-së me LDK-në e ka pas kriter kristal të qartë asnjë mënyrë profil politik. Zotëri Kurti e mbërriti qëllimin e vetë dhe e zgjedhi kandidatin”, u shpreh Haziri.Haziri ka thënë se, në vend të një zgjidhjeje të ndërmjetme politike, do të preferonte zgjedhjen e një presidenti me kredibilitet dhe përkatësi të qartë politike, përfshirë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), nëse kjo do të mundësonte bashkëpunim më të qëndrueshëm institucional për vitet e ardhshme.

Ai ngriti edhe çështjen e bashkëpunimit mes VV-së dhe PDK-së, duke theksuar se presidentja duhet të ketë mbështetjen e nevojshme parlamentare për t’i shtyrë përpara proceset politike dhe institucionale gjatë mandatit të saj.“Më mirë e pranoj një president kredibil meritor politik edhe të VV-së dhe e ndërton një bashkëpunim për qeverisje e kuvend me partinë e parë nëse proceset politike shtyhen përpara për 3-4 vjetët e ardhshme sesa improvizimi politikisht hajde po bëjmë zgjidhje të mesme – cili është bashkëpunimi i VV-së me PDK-në? Justina Shiroka-Pula duhet me garantu shumicën e rasteve një numër i votave që ju ka siguru në Kuvend që ka me përcjell për 5 vjet me 81 vota se partia e parë e ka obligim me i thënë presidentes që duhesh me i kalu proceset politike në Kuvend”, u shpreh Haziri.

politikpdk-sëhaziri

Të ngjashme

Haziri: Duhet koordinim shtetëror për procesin në Hagë, jo mobilizim partiak

Haziri: Duhet koordinim shtetëror për procesin në Hagë, jo mobilizim partiak

21:16
Aleanca përgatitet për mobilizim të gjerë politik, të shtunën takim me strukturat në Prishtinë

Aleanca përgatitet për mobilizim të gjerë politik, të shtunën takim me strukturat në Prishtinë

21:05
Haziri: Mosvotimi i Ligjit për Specialen ishte qëndrim konsistent i LDK-së

Haziri: Mosvotimi i Ligjit për Specialen ishte qëndrim konsistent i LDK-së

21:04
Haziri: Presidentja Shiroka-Pula ka hyrë në një “zjerm” politik

Haziri: Presidentja Shiroka-Pula ka hyrë në një “zjerm” politik

13:31

Më shumë nga Lajme

  • 23:34Parashikimi i motit për të mërkurën
  • 23:17Pamjet trishtuese nga protesta në Tiranë, pezullohen policët që e bartnin për gjymtyrë një protestues me këmbë të thyer
  • 22:28Ky raportohet se është serbi i arrestuar në Fushë Kosovë, që kërcënoi banorët se “do t’i hidhte në erë”
  • 22:19Protesta e dhunshme në Tiranë, reagon ambasada amerikane, thirrje shtetasve të saj: Shmangni demonstratat
  • 22:17Reagimet ndaj Projektligjit për Specialen: Punë e madhe,Brukseli le të tranohet për Radojçiqin e Daçiqin