Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Morina: Nuk duhet asnjëherë t’i neglizhojmë kërcënimet e Vuçiqit

GD
Gazeta Demos15 gusht 2026 në 19:08
Morina: Nuk duhet asnjëherë t’i neglizhojmë kërcënimet e Vuçiqit

Eksperti i ujërave, Mumin Morina, ka paralajmëruar se Kosova nuk duhet t’i neglizhojë deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me lumin Ibër.Në Info Magazine në Klan Kosova, Morina tha se çështja është bërë më serioze pasi, sipas tij, idetë e përmendura më herët nga Vuçiqi tashmë janë konkretizuar.

“Nuk duhet asnjëherë që ne t’i neglizhojmë këto kërcënime”, ka thënë Morina.Ai ka theksuar rëndësinë strategjike të Liqenit të Ujmanit për Kosovën, duke thënë se ai nuk shërben vetëm për furnizim me ujë dhe ujitje, por ka rëndësi edhe për industrinë e vendit.

“Vuçiqi njihet për këto deklarata realisht, nuk duhet asnjëherë që ne t’i neglizhojmë këto kërcime sepse duke ditë që Ujmani për Kosovën është jetik domethënë që nuk është veç për pjesë edhe për ujitje po e mban gjallë edhe industrinë vitale të shtetit të Kosovës.”, është shprehur ai.Sipas Morinës, duke pasur parasysh historinë e luftës në Kosovë dhe deklaratat e presidentit serb, institucionet kosovare duhet ta marrin seriozisht çdo paralajmërim që lidhet me resurset ujore.

“Duke e marrë parasysh që kemi të bëjmë me një shtet që jo gjatë nga sot ka pas Kosova luftë, ka qenë një shtet agresor, duke marrë parasysh se Vuçiqi njihet për këto deklarata, realisht nuk duhet asnjëherë t’i neglizhojmë këto kërcënime”, ka thënë Morina.Eksperti i ujërave ka vlerësuar se institucionet e Kosovës duhet të jenë të përgatitura për reagim dhe të përdorin mekanizmat ndërkombëtarë në rast se Serbia ndërmerr hapa që mund të prekin interesat e Kosovës.

Morina ka theksuar se reagimi ndaj Serbisë nuk mund të jetë domosdoshmërisht i drejtpërdrejtë, pasi planet për devijimin e lumit Ibër do të zhvilloheshin brenda territorit të Serbisë.Megjithatë, sipas tij, Kosova ka mundësi që përmes konventave ndërkombëtare dhe mbështetjes së partnerëve të saj të kërkojë reagim ndaj këtyre veprimeve

duhetmorinaasnjëherë

Të ngjashme

“Rrezik për konflikt fizik në seancë”, Ramadani i reagon Deharit: Çka po paralajmëron, duhet të përgjigjesh në prokurori

“Rrezik për konflikt fizik në seancë”, Ramadani i reagon Deharit: Çka po paralajmëron, duhet të përgjigjesh në prokurori

17:57
Zemaj: LVV-ja duhet ta thërrasë seancën, askush s’është mbi institucionet

Zemaj: LVV-ja duhet ta thërrasë seancën, askush s’është mbi institucionet

13:02
Kurti: Duhet të merremi vesh për presidentin

Kurti: Duhet të merremi vesh për presidentin

11:49
Lushaku: VV-ja duhet të piqet si parti dhe t’i mësojë rregullat e demokracisë

Lushaku: VV-ja duhet të piqet si parti dhe t’i mësojë rregullat e demokracisë

21:45

Më shumë nga Lajme

  • 20:1513 vatra zjarri aktive në Shqipëri
  • 19:46“Keqpërdorim i detyrës zyrtare”: Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për gjyqtarin e arrestuar
  • 19:42‘‘Mundësi për konflikt fizik’’, Deliu i reagon Deharit: Arsyetim skandaloz, thirre seancën e respekto rregulloren, kaq është puna
  • 19:40Fluks në kufi: Deri në 1 orë pritje te Dheu i Bardhë
  • 19:31Haliti: Bekim Berisha nuk është vlerësu sa duhet gjatë Iuftës