Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Moment historik për QSU-në, kadeti nga Kosova nis studimet në SHBA me bursë

GD
Gazeta Demos4 shtator 2026 në 12:57
Moment historik për QSU-në, kadeti nga Kosova nis studimet në SHBA me bursë

Një kadet i Qendrës për Studime Universitare (QSU) ka nisur studimet semestrale në Universitetin Norwich në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me bursë studimi.

Kjo është hera e parë në historinë e QSU-së që një kadet i këtij institucioni përfiton një mundësi të tillë, duke shënuar një moment të rëndësishëm në avancimin e edukimit ushtarak dhe akademik të kadetëve.

Kjo arritje vlerësohet gjithashtu si rezultat i vizionit dhe përkushtimit të Komandantit të FSK-së, gjeneral Jashari, dhe Komandantit të QSU-së, major Budeci, për zhvillimin profesional të kadetëve dhe krijimin e mundësive të reja për shkollim e përvojë akademike ndërkombëtare.

Suksesi i kadetit dëshmon nivelin akademik, profesional dhe ushtarak të arritur nga kadetët e QSU-së, duke u mundësuar atyre të konkurrojnë dhe të studiojnë përkrah bashkëmoshatarëve nga akademi e universitete prestigjioze ndërkombëtare.

Kjo mundësi përtej përvojës individuale akademike përfaqëson edhe një investim në gjeneratën e ardhshme të oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Njëkohësisht, ajo dëshmon potencialin e kadetëve kosovarë për ta përfaqësuar denjësisht Kosovën në institucionet e njohura akademike dhe ushtarake ndërkombëtare.

momentstudimetbursë

Të ngjashme

"Ky është një moment përcaktues", Çitaku: Votoni Koalicionin Shqiptar me numrin 17

"Ky është një moment përcaktues", Çitaku: Votoni Koalicionin Shqiptar me numrin 17

11:53

Më shumë nga Lajme

  • 13:48Ministria shqiptare demanton lajmet për rritje të tarifës në Rrugën e Kombit: Të pavërteta, s’ka plan për ndryshim të çmimit
  • 13:15Hoxha lutet në ceremoninë e hapjes së dyqanit me të brendshme erotike në Turqi
  • 13:04Gjini: Kosova s’ka përfituar nga kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend
  • 12:24Aleanca paralajmëron interpelancë për energjinë, Gjini: Kosova është në kolaps, importi ka kushtuar 27 milionë euro vetëm në shtator
  • 12:23Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të dyshuar për mashtrime me Call Center në Prishtinë