Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Molliqaj shkon tek zyra e VV-së: Këta tuten e dridhen veç nga PSD-ja, e patë edhe zyrtarët brenda që kenë u dridhshin

GD
Gazeta Demos21 maj 2026 në 13:26
Molliqaj shkon tek zyra e VV-së: Këta tuten e dridhen veç nga PSD-ja, e patë edhe zyrtarët brenda që kenë u dridhshin

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka shkuar sot tek zyrat e VV-së për të dorëzuar siç thotë ai me ftu Vetëvendosjen në debat para zgjedhjeve.

Por në derë të zyrave të Vetëvendosjes ishin zyrtarët policorë e më pas ai nuk arriti të futet brenda zyrës.

Pas kësaj në deklarim për media ai tha se VV-ja i frikësohet vetëm PSD-së.

“Në vendet demokratike pushteti frikësohet nga opozita, ne kemi pas një praktikë ku opozita o frikësu nga pushteti por qysh e pat edhe sot ky rrugëtim i PSD-së për opozitë jo për pazare ia jep efektet e para.Na bllokuan hyrjen me polici.Kur kam qenë aktivistë në VV policia na nxirrnin zvarrë për shkak të aktivitete sot policia po përdoret me i pengu organizmet e opozitës.Nëse demokracia reduktohet në votë e procedurë ai bëhet tirani”,deklaroi Molliqaj.

Ai tha se kërkesa e VV-së për më shumë vota e shpërfaq dëshirën për më shumë pushtet e më pak debat.

“Skena të tilla si sot keni me pa edhe më shumë. VV i tutet veç PSD-së. Siç e patë edhe zyrtarët brenda që kenë u dridhshin, thu ti kush ka ardhë. PSD-ja ka ardhë, Dardani ka ardhë me media e veç një zarf në duar. I ftojmë në debat në cilindo vend me këdo prej neve. Le të bëhen gati me u dridhë nga debatet, sfidat, aksionet e protestave.”

dardan molliqaj

Më shumë nga Lajme

  • 16:24Sonte në orën 18:00 takimi i ri, ku e kishin lënë muhabetin Kurti e Abdixhiku pas takimit në korrik?
  • 16:22Përurohet rehabilitimi i kanalit të Ibër-Lepencit, Kurti: Investim strategjik për mbrojtjen e kanalit dhe sigurinë ujore të vendit
  • 16:18“Dil jashtë të flasim”, si u vra me thikë i riu shqiptar në Itali
  • 16:16RTK e largon Blerim Haxhiajn nga pozita e ud. të Kryeredaktorit, vendin ia zë Venera Xhoxhaj Adili
  • 16:00Barack Obama feston ditëlindjen e 65-të