Dardan Molliqaj ka ngritur një pyetje publike drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke kërkuar sqarime nëse kanë negociuar me Lëvizjen Vetëvendosje për ndarje të pushtetit në këmbim të votave për Presidentin
Ai ka theksuar se çdo marrëveshje e mundshme në këtë fazë do të ishte në funksion të interesave të ngushta partiake dhe në shërbim të kryeministrit Albin Kurti.
“Pyetje publike për PDK-në dhe LDK-në: A a kanë negociuar me Vetëvendosjen për hise në qeveri në këmbim të votave për Presidentin? Duhet të tregojnë publikisht sepse, në këtë fazë, çfarëdo marrëveshje me Vetëvendosjen është veç për interesa të ngushta të tyre dhe në shërbim të Kurtit”, shkruan Molliqaj.
