Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Moisiu viziton Mitrovicën e Veriut, Atiq: Vizita e tij përfaqëson një moment të veçantë

GD
Gazeta Demos21 shtator 2025 në 19:53
Moisiu viziton Mitrovicën e Veriut, Atiq: Vizita e tij përfaqëson një moment të veçantë

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka bërë të ditur se këtë komunë e ka vizituar ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu.

Atiq tha se vizita e Moisiut përfaqëson një moment të veçantë, teksa bëri të ditur se folën mbi zhvillimet e fundit në Mitrovicën e Veriut.

“Gjatë takimit tonë miqësor, patëm një bisedë të hapur dhe të sinqertë mbi zhvillimet e fundit në Mitrovicën Veriore, sfidat me të cilat përballemi si komunitet, por edhe mundësitë për përparim dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim”.

“Z. Moisiu, me përvojën dhe urtësinë e tij të pasur shtetërore, shprehu interes të thellë për gjendjen aktuale dhe inkurajoi përpjekjet për ruajtjen e paqes, bashkëjetesës dhe zhvillimit të qëndrueshëm në komunën tonë. Ai theksoi rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit si themel për një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët”, shkroi Atiq.

Tutje, ai u shpreh se shpreson që këto takime të shërbejnë si urë lidhëse mes komuniteteve dhe si frymëzim për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Moti nesër, temperaturat deri 35 gradë Celsius
  • 23:38Aksidenti tragjik në Durrës, familja e 26-vjeçares italiane mes dhimbjes: Jemi të shkatërruar, presim trupin e saj
  • 23:16KEK merr masa pas vdekjes së dy punëtorëve: Formohet Task Forca për Sigurinë në Punë
  • 22:5946 vjeç dhe sërish në futboll! Ronaldinho bën të pabesueshmen në Itali
  • 22:57Marrja e pikave kufitare nën kontroll: Thaçi nga Haga zbulon kërcënimin e Tadiqit