Policia e Kosovës është mobilizuar në numër të shtuar para protestës së paralajmëruar nga tifo-grupet e Kosovës.
Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ku pritet të zhvillohet protesta janë vendosur barriera metalike, ndërsa sipas pamjeve të EO, pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë parë në terren duke monitoruar situatën dhe duke marrë masa për mbarëvajtjen e tubimit.
Protesta pritet të mbledhë tifozë nga grupe të ndryshme, ndërsa prania e shtuar e policisë vjen si masë sigurie për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të saj.




