Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Çitaku për një paragraf të Speciales: Lexojeni si po cilësohet lufta, s’janë në pyetje vetëm katër individë

GD
Gazeta Demos27 shtator 2026 në 14:33
Çitaku për një paragraf të Speciales: Lexojeni si po cilësohet lufta, s’janë në pyetje vetëm katër individë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka ftuar qytetarët ta lexojnë me vëmendje një paragraf të aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale.

Ajo ka thënë se me të kuptohet se qëllimi është gjykimi i luftës së UÇK-së dhe jo individët.

“Pastaj më thoni se këtu nuk po gjykohet vetë qëllimi i luftës së UÇK-së. Lexojeni edhe një herë dhe mendoni çfarë precedenti mund të krijojë ky arsyetim për mënyrën se si do të shkruhet e interpretohet lufta jonë në të ardhmen. Mos lejoni që mosdurimi i ndaj katër emrave t’ju verbojë.  Sepse çështja këtu shkon përtej Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit”, ka shkruar ajo.

Ajo ka ngritur shqetësimin se si po cilësohet lufta për pavarësinë e Kosovës.

“Nëse lufta kundër atyre që kundërshtonin pavarësinë trajtohet si pjesë e një ndërmarrjeje kriminale, atëherë pyetja nuk është më vetëm se çfarë kanë bërë katër individë. Pyetja është se si po cilësohet vetë lufta për pavarësinë e Kosovës. Dhe kjo është shumë më e madhe se katër emra. Lexojeni. Ftohtë. Pa simpati politike. Pa antipati politike. Pastaj flasim për pasojat.”, ka shkruar ajo.

luftakatërlexojeni

Të ngjashme

Katër lojtarë të Kombëtares përfundojnë në tribunë, Maran zgjedh dy debutues kundër Bjellorusisë

Katër lojtarë të Kombëtares përfundojnë në tribunë, Maran zgjedh dy debutues kundër Bjellorusisë

16:21

Më shumë nga Lajme

  • 15:09Mbi 40 milionë euro nga buxheti për mbrojtjen e krerëve të UÇK – Gërvalla i rikthen shifrat që i lexoi dje
  • 15:05OVL-UÇK falënderon shqiptarët dhe mërgatën për protestat në mbështetje të çlirimtarëve
  • 15:02“Dosja 23”: 9 të prangosurit në veri ndalohen për 48-orë, këta janë të dyshuarit
  • 14:55Rama kritika SPAK’ut si e administroi rastin e Vlora Hysenit: Arresti masë ekstreme – qasja i la pa fjalë edhe partnerët tanë
  • 14:48Mobilizim i policisë para protestës së tifo-grupeve të Kosovës