Një mjet shpërthyes është hedhur mbrëmë pas mesnate, në oborrin e një personi në Prizren.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, që pohoi se njësitet kompetente p merren me hetimet e nevojshme.
“Mbrëmë pas mesnate është raportuar për një shpërthim në një lagje te Prizrenit. Njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes, aty ku dyshohet të jetë hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie. Njësitet hetimore janë angazhuar në zbardhjen e plotë të rastit”, deklaroi Bytyqi.
