Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave”, Haxhiu reagon pas vrasjes së 80-vjeçares në Prizren

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 16:40
“Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave”, Haxhiu reagon pas vrasjes së 80-vjeçares në Prizren

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së 80-vjeçares në Prizren, duke kërkuar hetim të plotë dhe të shpejtë të rastit dhe masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave.

Ajo tha përmes një reagimi në Facebook se vrasja e 80-vjeçares, e ndodhur vetëm dy ditë pas rastit të vrasjes së gruas në Malishevë nuk duhet të trajtohet si një rast i izoluar.

“Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave! Jeta dhe dinjiteti i çdo gruaje duhet të mbrohen me çdo mjet”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ajo u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të zhvillojnë hetim të plotë dhe të shpejtë, ndërsa autorët të marrin dënimin më të ashpër të paraparë me ligj.

Sipas Haxhiut, krahas zbardhjes së plotë të rasteve dhe vënies së përgjegjësve para drejtësisë, rëndësi të veçantë ka parandalimi i dhunës para se ajo të përshkallëzohet në vrasje.

"Çdo rast duhet të zbardhet deri në fund, por po aq e rëndësishme është që dhuna të njihet dhe të ndalet para se të përfundojë në vrasje.

Institucionet përgjegjëse duhet të ndërmarrin masa urgjente dhe konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe mbrojtjen e tyre.

Familjes së të ndjerës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta", tha ajo

ndajgravehaxhiu

Të ngjashme

Futja e Zhegrovës e ndreqi lojën e Juventusit, “Zonja e Vjetër” barazon ndaj Cagliarit

Futja e Zhegrovës e ndreqi lojën e Juventusit, “Zonja e Vjetër” barazon ndaj Cagliarit

22:56
Milani nuk arrin më shumë se një barazim ndaj skuadrës së Aro Muricit

Milani nuk arrin më shumë se një barazim ndaj skuadrës së Aro Muricit

20:06
Bajrami kritikon Qeverinë Kurti për gjuhën ndaj gazetarëve: Kur s’iu konvenon, gazetari bëhet armik, njeri i Rusisë a i Serbisë

Bajrami kritikon Qeverinë Kurti për gjuhën ndaj gazetarëve: Kur s’iu konvenon, gazetari bëhet armik, njeri i Rusisë a i Serbisë

20:06
Polonia arreston një person të dyshuar për planifikimin e atentatit ndaj kryeministrit Tusk

Polonia arreston një person të dyshuar për planifikimin e atentatit ndaj kryeministrit Tusk

20:01

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Rasti i rëndë në Pogragjë: Forenzika largohet nga vendi i ngjarjes
  • 23:19Çka shkruan në opinionet ligjore të ministrive për ndryshimet e ligjit të Gjykatës Speciale?
  • 22:55Musliu: Kur ju konvenon UÇK-ja është e krejtve, kur s’ju konvenon UÇK-ja është e juaja
  • 22:4258-vjeçari shqiptar plagoset rëndë nga një 17-vjeçar në Greqi
  • 22:34I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan i njohur për organet e rendit