Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

MINTI është duke monitoruar në vazhdimësi çmimet e derivateve të naftës

GD
Gazeta Demos17 shtator 2026 në 19:04
MINTI është duke monitoruar në vazhdimësi çmimet e derivateve të naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) bën të ditur se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ( IQMT ) në vazhdimësi është duke bërë monitorimin e çmimeve të derivateve të naftës në territorin e Republikës së Kosovës.

”Bazuar në çmimet e importit të deklaruara nga Dogana e Kosovës, deri më tani, nuk është vërejtur ndonjë abuzim me çmimin e shitjes së derivateve.

Për informimin e konsumatorëve, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, në momentin kur vëren se dhe verifikon se ka abuzim me çmime nga kompanitë e shitjes së derivateve, atëherë do të shqyrtohet mundësia e rikthimit të vendimit të përcaktimit të marzhës tregtare maksimale të lejuar për shitje me shumicë.

Sipas raporteve zyrtare nga Dogana, çmimi i importit të derivateve të naftës për 24 orët e fundit është 1. 83 euro, ndërsa në pompat e derivateve çmimi i shitjes sipas raporteve të IQMT ka lëvizur nga 1.92 deri 1.94 euro.

Ndërsa çmimi i importit të benzinës për 24 orët e fundit është 1. 54 euro dhe çmimi i shitjes me pakicë ka lëvizur nga 1. 61 deri 1.67 euro.

MINTI i siguron konsumatorët se ka mbikëqyrje të plotë të tregut, por rritja e çmimit të derivateve nuk është si rrjedhojë e lëvizjeve të çmimit brenda vendit, por si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe rrjedhimisht rritjes së çmimit në furnizim”, thuhet në njoftim.

derivatevemintinaftës

Të ngjashme

​Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7% pas sinjaleve për rifillimin e dialogut

​Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7% pas sinjaleve për rifillimin e dialogut

20:35

Më shumë nga Lajme

  • 16:59AP e NATO-s: Përmirësimi i sigurisë në Kosovë të shoqërohet me përparim politik
  • 16:58Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk
  • 16:47Rama ndan foto nga projekti i rrugës në zonën e Gërmisë, vazhdon ironinë me VV: Renderi, bageri, projekti
  • 16:43Mushkolaj ‘godet’ Kurtin: 6 vjet n’pushtet nuk janë në gjendje me siguru barna…
  • 16:3315 vjet pas vrasjes së Diana Kastratit caktohet seanca fillestare ndaj Adnon Jashari i ndodhur në arrati prej 11 vitesh, Gjykata thirrje për dorëzim