Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

​Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7% pas sinjaleve për rifillimin e dialogut

GD
Gazeta Demos2 nëntor 2026 në 20:35
​Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7% pas sinjaleve për rifillimin e dialogut

Çmimet e naftës kanë pësuar një rënie të ndjeshme në tregjet ndërkombëtare, pas sinjaleve se diplomacia mund të rikthehet në qendër të përpjekjeve për zgjidhjen e konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Nafta bruto amerikane WTI ra deri në 6.7%, duke zbritur në 97.1 dollarë për fuçi. Në të njëjtën kohë, edhe nafta Brent, referenca kryesore për tregjet ndërkombëtare, regjistroi një rënie prej 6.7%, duke arritur në 105.86 dollarë për fuçi.

Rënia u përshpejtua pas deklaratave të presidentit iranian, Masoud Pezeshkian, i cili bëri të ditur se qeveria e Teheranit po kërkon një zgjidhje përmes dialogut.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, Pezeshkian deklaroi se Udhëheqësi Suprem, Mojtaba Khamenei, i ka dhënë qeverisë kompetencat e nevojshme për të ndjekur këtë proces.

Gjatë një takimi me guvernatorët e provincave, presidenti iranian theksoi se vendi i tij nuk mund të detyrohet të dorëzohet përmes konfliktit, duke shtuar se Teherani kundërshton kërkesat që i konsideron të tepruara.

Ndërkohë, pritshmëritë për rifillimin e negociatave mes Uashingtonit dhe Teheranit kanë ndikuar pozitivisht edhe në tregjet financiare. Bursat kryesore evropiane kanë regjistruar rritje, ndërsa kontratat e së ardhmes në Wall Street kanë shfaqur ecuri pozitive.

Në Evropë, Milano shënoi rritje me 0.5%, Madridi me 0.8%, Parisi me 0.3% dhe Frankfurti me 0.2%, ndërsa Londra regjistroi një rënie të lehtë prej 0.1%.

Edhe çmimi i gazit natyror ka ndjekur të njëjtën tendencë, duke rënë me 8.5% në 95 euro për megavat/orë.

naftëssinjaleve

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 19:39Tërmet në Kretë të Greqisë
  • 22:40Tragjedi në Florida, rrëzohet avioni privat – 9 persona humbin jetën
  • 22:27Shpërthime në dy cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit, dyshohet se u goditën mina detare
  • 20:02Përgjaket festa e Halloween-it në Britani, pesë të rinjë lëndohen
  • 16:07Bullgaria zgjedh presidentin e saj të shtatë