Ministri i Brendshëm Federal Gjerman, Alexander Dobrindt (CSU), ka propozuar që nxënësve në shkolla t’u mësohet sistematikisht se si të reagojnë në situata krize dhe në rast lufte.
Ai synon ta paraqesë planin e tij në nëntor në një konferencë të ministrave të brendshëm të shteteve, dhe ai do të përfshijë futjen e leksioneve të veçanta dy-orëshe.
“Është e rëndësishme që të rinjtë të kuptojnë se çfarë kërcënimesh mund të ekzistojnë dhe si të përgatiten për to. Fëmijët janë transmetues të rëndësishëm të njohurive në familje”, tha Dobrindt për gazetën Handelsblatt, raporton DW.
