Ehat Miftaraj nga KDI tha se dy deputetët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu dhe Arbërie Nagavci, janë pasuruar përtej mundësive që ia siguron paga e tyre.

Prandaj, thotë ai, janë më të zëshëm.“Albulena Haxhiu dhe Arbërie Nagavci janë nga ata eksponentë të VV-së, të cilët janë pasuruar përtej mundësive buxhetore që ua siguron paga nga buxheti i Kosovës. Njëra, banesë në Dragodan me çmim prej 128 mijë eurosh, tjetra, shtëpi në Sofali me çmim 200 mijë euro. Andaj edhe janë më të zëshmet sot dhe çdo herë. Zëri i tyre i zhurmshëm nuk është as për shtet, as për parime, veç me vazhdu kapjen e shtetit, që me jetu si në përralla në shtetin më të varfër në Evropë”, tha Miftaraj.

Miftaraj shtoi se “Albulena e Arbërie ka shumë në LVV”.”.