Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Mezi po pres të ballafaqohem”, reagon Faton Klinaku pas ngritjes së aktakuzës për kanosje ndaj Albin Kurtit

GD
Gazeta Demos1 gusht 2025 në 13:23
“Mezi po pres të ballafaqohem”, reagon Faton Klinaku pas ngritjes së aktakuzës për kanosje ndaj Albin Kurtit

Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë ndaj Faton Klinakut dhe N.S. për kanosje ndaj kryeministrit Albin Kurti gjatë vitit 2023 përmes komenteve në Facebook.

Lidhur me këtë vendim të PSRK-së ka reaguar së fundmi vetë Klinaku, i cili tha se lajmin po e kupton nga mediat.

I njëjti u shpreh gjithasht entuziast për “ballafaqimin” me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Edhe pse unë po informohem nga mediat dhe për këtë nuk di asgjë e as avokati im, mezi nuk po pres të ballafaqohem me A.K., të cilin edhe do ta ftoj si dëshmitar në gjykatë”, ka shkruar ai, përcjell Insajderi.

Sipas aktakuzës së dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, më 29 gusht 2023, Faton Klinaku akuzohet se ka postuar një mesazh me përmbajtje kërcënuese ndaj kryeministrit Kurti në profilin e tij personal, me qëllim frikësimi dhe detyrimi për të ndërmarrë ose mos ndërmarrë veprime zyrtare.

“Me qëllim që ta frikësojë dhe ta detyrojë personin zyrtar, tani të dëmtuarin A.K., në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose të mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, i pandehuri F.K. e ka kanosur atë përmes rrjetit social Facebook, duke postuar shkrime me përmbajtje kërcënuese” , thuhet në aktakuzë.

Pas reagimeve të opinionit publik, Klinaku kishte përsëritur postimin më 30 gusht, ku në mënyrë të drejtpërdrejtë kishte shkruar:

“Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras A.K. sesa t’ia lëshoj rrugën dhe të iki nga Kosova.”

Prokuroria thekson se edhe i pandehuri tjetër, N.S., kishte bërë postime publike me përmbajtje kërcënuese ndaj kryeministrit, duke iu referuar dhe përkrahur deklaratën e Klinakut.

Më shumë nga Lajme

  • 19:02Gjenerali italian Roberto Vergori do të jetë komandanti i ardhshëm i KFOR-it, detyrën e merr në vjeshtë
  • 18:50Sheholli mbante shënime për objekte strategjike të Kosovës, përfshirë edhe Ujmanin- Çka shkruhej në to?
  • 18:49Shoqata e të Burgosurve Politikë mbështet “Marshin për Liri” më 12 shtator
  • 18:49Kurti, për DioGuardin: Do të jemi përgjithmonë mirënjohës për shërbimin e tij
  • 18:33Pse kontaktoi me Fatmir Shehollin? – Flet Zeka