Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Bora shkakton kaos në trafikun e Sllovenisë, mbyllet autostrada drejt Koperit pas rrëshqitjes së kamionëve

GD
Gazeta Demos26 nëntor 2026 në 12:21
Bora shkakton kaos në trafikun e Sllovenisë, mbyllet autostrada drejt Koperit pas rrëshqitjes së kamionëve

Reshjet e dendura të borës në Slloveni kanë shkaktuar probleme të mëdha në trafik, duke vështirësuar qarkullimin në disa prej akseve kryesore rrugore të vendit.

Bora që ka nisur të bie gjatë natës po mbulon edhe zonat e ulëta, ndërsa temperaturat e ulëta kanë krijuar kushte të rrezikshme për drejtuesit e automjeteve.

Sipas mediumit slloven 24ur, për shkak të rrëshqitjes së automjeteve të rënda është mbyllur autostrada bregdetare A1, në segmentin ndërmjet Uncit dhe Ravbarkomandës, në drejtim të Koperit.

Situata është rënduar edhe në autostradën Dolenjska, ku është raportuar rrëshqitje e një kamioni ndërmjet Višnja Gorës dhe Grosupljes, në drejtim të Lubjanës, transmeton Telegrafi.

Probleme janë regjistruar edhe në akse të tjera rrugore, ndërsa autoritetet kanë nisur ndalimin e kamionëve me peshë mbi 7.5 tonë në disa segmente, përfshirë autostradën bregdetare, autostradën Dolenjska dhe rrugën e shpejtë Vipava.

Shërbimet dimërore janë angazhuar në terren për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, ndërsa Qendra Informative e Trafikut u ka bërë thirrje shoferëve që të mos nisen pa pajisjet e detyrueshme dimërore dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike.

Bora po grumbullohet në disa pjesë të rrugëve, duke rritur rrezikun e rrëshqitjeve dhe aksidenteve. Në qafat malore dhe rrugët në lartësi të mëdha, përdorimi i zinxhirëve për borë është i detyrueshëm aty ku këtë e kërkon sinjalizimi rrugor.

Sipas raportimeve të mediave sllovene, reshjet pritet të dobësohen gjatë paradites, por autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, pasi gjendja në rrugë mund të ndryshojë vazhdimisht.

boraautostradakoperit

Më shumë nga Lajme

  • 13:15Moment prekës në seancën në Apel, babai kërkon ta përqafojë të birin që tentoi ta vriste
  • 12:57Reshjet e shiut përfshijnë Kukësin, rënie gurësh dhe vërshime uji, probleme me energjinë elektrike
  • 12:57Inspektorati i ndalon punimet në një kantier ndërtimi në Mitrovicë, shkak kushtet e pasigurta
  • 12:56Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, dekorohet me medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura” në Shqipëri
  • 12:53Përurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc, Altini: Drejtësia do të triumfojë