Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Zgjidhen dy anëtarët jo-shqiptarë të Bordit të RTK-së

GD
Gazeta Demos26 nëntor 2026 në 12:35
Zgjidhen dy anëtarët jo-shqiptarë të Bordit të RTK-së

Kuvendi i Kosovës, në vazhdimin e seancës plenare të së enjtes, ka zgjedhur dy anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), nga radhët e komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera joshumicë.

Ndërkohë, dy pozitat e anëtarëve të Bordit nga radhët e komunitetit shqiptar kanë mbetur të paplotësuara.

Në procesin e votimit morën pjesë gjithsej 96 deputetë, ndërsa komisioni zgjedhor raportoi për nëntë fletëvotime të pavlefshme.

Për pozitën e anëtarit të Bordit të RTK-së nga radhët e komunitetit serb, Ana Kostiq ka marrë 52 vota, ndërsa kundërkandidatja e saj, Tamara Kortiq, ka marrë 13 vota.

Ndërkaq, nga radhët e komuniteteve të tjera joshumicë, Aldin Shabani ka marrë 70 vota, ndërsa Zylejha Ustajbo ka marrë 16 vota.

Pas prezantimit të rezultateve, Ana Kostiq dhe Aldin Shabani janë shpallur anëtarë të rinj të Bordit të RTK-së.

Komisioni zgjedhor, i formuar më 26 nëntor 2026, ishte në përbërje të Egzon Azemit, Ganimete Musliut, Paris Gurit, Albana Bytyqit dhe Ergul Mazrekut nga Grupi Multietnik.

Sa i përket dy pozitave të rezervuara për anëtarët nga radhët e komunitetit shqiptar, RTK-ja duhet të përsërisë shpalljen publike, në përputhje me Ligjin për RTK-në.

Ndërkohë, kohëzgjatja e mandatit të anëtarëve të zgjedhur do të përcaktohet me short, sipas nenit 26, paragrafëve 3 dhe 5 të Ligjit për RTK-në.

borditrtk-sëradhët

Të ngjashme

Kuvendi nis votimin e fshehtë për anëtarët jo-shqiptarë të Bordit të RTK-së

Kuvendi nis votimin e fshehtë për anëtarët jo-shqiptarë të Bordit të RTK-së

12:00

Më shumë nga Lajme

  • 13:15Moment prekës në seancën në Apel, babai kërkon ta përqafojë të birin që tentoi ta vriste
  • 12:57Reshjet e shiut përfshijnë Kukësin, rënie gurësh dhe vërshime uji, probleme me energjinë elektrike
  • 12:57Inspektorati i ndalon punimet në një kantier ndërtimi në Mitrovicë, shkak kushtet e pasigurta
  • 12:56Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, dekorohet me medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura” në Shqipëri
  • 12:53Përurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc, Altini: Drejtësia do të triumfojë