Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Merz: Rusia po spiunon Gjermaninë, duan informacione për instalime ushtarake

GD
Gazeta Demos23 tetor 2026 në 19:52
Merz: Rusia po spiunon Gjermaninë, duan informacione për instalime ushtarake

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, e cilësoi një sukses arrestimin e një shtetasi ukrainas në lindje të Gjermanisë, i cili dyshohej për spiunazh në favor të Rusisë.

Shefi i ekzekutivit gjerman paralajmëroi se vendi mund të përballet me raste të ngjashme gjithnjë e më shpesh në muajt dhe vitet e ardhshme.

“Gjermania po përballet me veprimtari intensive spiunazhi. Në këtë aspekt, është sukses që arritëm ta zbulojmë këtë rast. Por, nuk duhet të mashtrohemi: aktiviteti i inteligjencës ruse në Gjermani vazhdon të jetë në nivel mjaft të lartë”, tha Merz.

I dyshuari u prangos në landin e Brandenburgut, që rrethon kryeqytetin Berlin. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme Federale të Gjermanisë, ai dyshohet se ka shfrytëzuar kontaktet e tij në industrinë europiane të mbrojtjes për të siguruar informacione me rëndësi ushtarake.

Shtetasi ukrainas besohet të ketë qenë në kontakt me shërbimet sekrete ruse përmes një ndërmjetësi, të paktën që nga korriku i vitit 2025 dhe thuhet të ketë grumbulluar të dhëna lidhur me prodhimin e tankeve, municioneve dhe eksplozivëve, si dhe për personelin dhe instalimet ushtarake në zona të rëndësishme për mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s.

Arrestimi ndodh në një kohë kur Gjermania, një nga furnizueset kryesore të Ukrainës me ndihmë ushtarake, ka rritur gatishmërinë përballë shtimit të rasteve të sabotimit dhe spiunazhit që u atribuohen autoriteteve ruse.

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, në Gjermani janë arrestuar vazhdimisht persona të dyshuar për spiunazh në favor të Moskës, përfshirë edhe gjatë këtij viti.

ushtarakemerzinformacione

Më shumë nga Lajme

  • 20:56Kthimi i ligjit të Speciales, Shukri Buja flet për pazare brenda PDK: S’do të ndalem derisa secili të mbajë përgjegjësi
  • 20:55Zafir Berisha: Për katërshen e UÇK-së në Hagë, jam gati të hyj sërish në luftë
  • 20:11Vdekja e gruas me kancer për mungesë terapie, Ministriaa e Shëndetsisë sqarohet për rastin
  • 20:05BE: Presim të konsultohemi për Ligjin e Speciales nëse rinisin diskutimet për ndryshim në Kuvendin e Kosovës
  • 19:59Termokos: Ngrohja do të ndalet përkohësisht në orët e para të së shtunës