Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Merret vendimi për të dyshuarin për vrasjen e dy vëllezërve të gruas

GD
Gazeta Demos10 dhjetor 2025 në 16:17
Merret vendimi për të dyshuarin për vrasjen e dy vëllezërve të gruas

Gjykata Themelore e Gjakovës ia ka vazhduar paraburgimin deri më 5 shkurt 2026, Astrit Isufit, të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve të gruas së tij në Gollubovc të Malishevës, raporton Periskopi.

Sipas njoftimit, rasti tanimë është në fazën hetimore.

“Ju njoftojmë se ndaj të pandehurit Astrit Isufi, me vendim të Gjykatës Themelore të Gjakovës, nga gjyqtari i procedurës paraprake, Drilon Haraçia, është vazhduar masa e paraburgimit deri më datën 5 shkurt 2026.

Rasti aktualisht është në fazën hetimore dhe po trajtohet nga Prokuroria Themelore e Gjakovës dhe për çdo informatë tjeter shtesë luteni t’i drejtoheni prokurorisë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Si kishte ndodhur ngjarja?

Naim dhe Driton Morina janë dy vëllezërit të cilët dyshohet se u vran nga burri i motrës së tyre, Astrit Isufi.

Ngjarja kishte ndodhur afër shtëpisë së viktimave, të cilët po prisnin njerëz për ngushëllime për vdekjen e babait të tyre. Po atë ditë, i dyshuar Astrit Isufi ka shkuar ta marr bashkëshorten e tij. Pasi është larguar disa metra nga oborri, është kthyer përsëri dhe ka shtënë me armë zjarri ndaj dy vëllezërve që qëndronin para derës së shtëpisë.

Të dy kanë ndërruar jetë në vend. “E pamja ishte kryer para tre ditësh, por ende vinin njerëz për me ngushëllu. Ai erdhi për me e marrë gruan, u kthye dhe i vrau në prag të shtëpisë. Kjo ta këputë shpirt. Edhe babën para pak ditësh e kemi pas varrosë,” kishte thënë një i afërm i familjes, për Sinjalin.

Astriti, pas ngjarjes ishte arratisur, por u kap nga Policia teksa fshihej në një shtëpi të pabanuar në fshatin Pllaçicë, jo larg vendit të ngjarjes. Në momentin e kapjes, Isufi ishte i lënduar. Menjëherë pas arrestimit, atij iu ofrua ndihmë e parë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ndërsa më pas u dërgua për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkohë, Policia e Kosovës gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast të rëndë.

gjykata

Të ngjashme

Latifi: Gjykata Speciale për të justifikuar veten mund të vazhdojë me arrestime të tjera

Latifi: Gjykata Speciale për të justifikuar veten mund të vazhdojë me arrestime të tjera

21:51
Pse Gjykata Kushtetuese vendosi datën 6 tetor si afat të fundit për ta zgjedhur presidentin?

Pse Gjykata Kushtetuese vendosi datën 6 tetor si afat të fundit për ta zgjedhur presidentin?

16:49
“A i keni fikur radarët?”, ish-shefja e SHISH s’iu përgjigjet gazetarëve pasi del nga gjykata

“A i keni fikur radarët?”, ish-shefja e SHISH s’iu përgjigjet gazetarëve pasi del nga gjykata

15:20
Gjykata merr një vendim  për Vlora Hysenin

Gjykata merr një vendim për Vlora Hysenin

14:36

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Endrit Thaçi publikon foton e Vedat Muriqit me mesazhin për çlirimtarët: Krejt Kosova UÇK!
  • 23:37Kurti pas fitores së Kosovës: Lojë e shkëlqyeshme sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”
  • 23:27Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim”, reagon djali i Jakup Krasniqit
  • 22:57Rama reagon pas arrestit shtëpiak ndaj Vlora Hysenit: Askush nuk është mbi ligjin
  • 22:48Tarifat dhe çmimet e ilaçeve, presidentja e Parlamentit Europian: Gjermania të negociojë me administratën Trump