Asambleistja e PDK-së në Komunën e Istogut, Kaltrina Arfiaj ka reaguar lidhur me punën në Kuvendin Komunal.

Ajo ka shprehur paknaqësit e saja për praktiken e pikave të diskutimit.

"Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Istogut, përveç që gjatë gjithë këtij mandati e ka larguar nga praktika pikën „Të ndryshme”, duke na pamundësuar diskutimin e çështjeve të ndryshme me interes për qytetarët, nuk po na jep mundësinë as të propozojmë pika për diskutim në Kuvend.

Kjo qasje përbën kufizim të rolit të opozitës dhe cenim të parimeve të demokracisë dhe përfaqësimit qytetar. Në mbledhjen e sotme, situata u përshkallëzua që në fillim, kur kryesuesi refuzoi të ma japë fjalën, pavarësisht kërkesës sime për të diskutuar. Për këtë arsye, u detyrova të dal në foltore dhe ta ngrit zërin tim, në mënyrë që të mos lejoja të më mohohej e drejta për të folur dhe për të përfaqësuar qytetarët që më kanë votuar", tha ajo.