Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Merret vendimi për Arianit Sllamnikun

GD
Gazeta Demos18 mars 2026 në 16:28
Merret vendimi për Arianit Sllamnikun

Kolaboracionisti Arianit Sllamniku është lënë në liri.

Kjo është bërë e ditur nga Prokuroria Themelore në Gjilan, e cila ka njoftuar se hetimet mbi Sllamnikun janë duke vazhduar, por të njëjtit i është mbyllur masa e arrestit shtëpiak.

Si fillim, pas arrestimit Sllamnikut i ishte vendosur masa prej një muaji paraburgim, e më pas kjo masë u zëvendësua me masë të arrestit shtëpiak e cila tanimë është hequr e gjitha.

Prokuroria tha se “Duke iu referuar kërkesës tuaj, të parashtruar me date 17 mars 2026, përmes email-it zyrtar të PTH – Gjilan, lidhur me rastin penal ndaj të pandehurit Arianit Sllamniku, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan është duke zhvilluar hetime dhe ndaj të njëjtit është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak”, raporton lajmi.net

Sllamniku prej kohësh paraqitej në publik sikur njeriu që po “shëronte autizmin”.

Ai vazhdimisht në ordinancën e tij po mbante takime me prindër të ndryshëm e hallexhinj të cilëve më pas u përshkruante terapi të ndryshme kinse për fëmijët e spektrit autik, ndër to edhe barëra për kafshë në mënyrë që siç thoshte ai të dilnin jashtë trupit të fëmijës parazitët.

Duke shkuar edhe më larg, Arianit Sllamniku dyshohej se përfitonte mijëra euro nga këto konsulta që kishte me prindërit e fëmijëve.

Prindër të ndryshëm patën deklaruar se në fakt janë konsultuar me të dhe se u përshkruante terapi të tilla.

Sllamniku nga Prokuroria po ndiqej penalisht për dy vepra të ndryshme sic janë ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike si dhe eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testimi i barërave.

Por pavarësisht rrezikut që paraqisnin gjithë këto vepra, siç duket Prokuroria thjesht po vazhdon hetimin, por duke e lënë atë të lirë.

Ndryshe pas raportimit Sllamnikut i ishte mbyllur edhe ordinanca në të cilën kryente konsultat e ku iu kishin gjetur edhe armë e barëra të ndryshme të kafshëve.

Arianit Sllamniku

Më shumë nga Lajme

  • 22:02Të shtëna masive në Karolinën e Veriut, tre persona të vdekur një i lënduar
  • 22:02Marrëveshjet me Serbinë, Gorani: Për Kurtin është jetike shpërndarja e përgjegjësisë dhe fajit
  • 21:47Motra e njërit prej ’23 intelektualëve’- Besojmë se vëllai im mund të jetë në vendin ku po gërmohet
  • 21:40“Haga, dialogu strategjik, mostakimi i Rubios me Konjufcën”, Vulaj ndan detaje interesante nga diskutimet në DASH për Kosovën
  • 21:39Kaçanik: Arrestohet 21-vjeçari i dyshuar për tri vjedhje, pranon veprat para policisë