Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur për zgjedhjet e 12 tetorit, me çrast ka deklaruar se brenda kësaj partie ka kandidat mjaft të votuar, e që madje kanë kandidat që kanë më shumë vota se partia.
Ai ka thënë se shumica dërrmuese e tejkalojnë partinë me vota në kuptimin elektoral.
“Ka kandidatë dhe kryetar që janë më mëdhenj në kuptimin elektoral se edhe vet partia, psh. Bedri Hamza ka pasur më shumë vota se partia në Mitrovicë, Agim Aliu ka vota më shumë se partia në Ferizaj, Shaqir Totaj ka më shumë vota se partia në Prizren, Ferit Idrizi, po ashtu Uran Ismaili”, tha ai në Kanal10.
