Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mehaj falënderon gjeneralin Wesley Clark: Mik i kombit dhe njeri i së vërtetës

GD
Gazeta Demos17 nëntor 2025 në 19:18
Mehaj falënderon gjeneralin Wesley Clark: Mik i kombit dhe njeri i së vërtetës

Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj ka shprehur mirënjohje të thellë për gjeneralin amerikan në pension Wesley Clark, pas dëshmisë së tij sot në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ai e cilësoi Clarkun si “mik të kombit, njeri të së vërtetës dhe gjeneral të së drejtës”, duke theksuar se mbështetja e tij ka qenë vendimtare për Kosovën nëpër dekada.

“Zoti të bekoftë ty dhe Amerikën, sepse gjithmonë flisni, veproni dhe tregoni të vërtetën,” u shpreh Armend Mehaj, duke rikujtuar rolin e SHBA-së dhe të NATO-s në çlirimin e vendit.

Ai shtoi se Kosova sot është “më e përgatitur, më partnere dhe më e vendosur në rrugën e saj”, ndërsa vlerësoi lart fjalët dhe dëshminë e sotme të gjeneralit në pension, Clark në procesin gjyqësor.

Duke komentuar zhvillimet në rajon, Mehaj tha se “Serbia dhe liderët e saj, siç e ka parë edhe vetë Clark, kanë probleme me vetveten dhe me rajonin përreth”, por theksoi se Kosova mbetet e palëkundur në aleancën me SHBA-në dhe NATO-n.

“Miqësia ynë dhe aleanca me SHBA-në dhe NATO-n mbeten forca jonë më e madhe”, deklaroi ai.

Wesley Clark, dëshmitari i fundit i mbrojtjes së ish-presidentit, Hashim Thaçit gjatë dëshmisë së tij sot në Hagë tha se nuk ka dëgjuar për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. Gjenerali i pensionuar amerikan, përveç përgjigjeve që dha për mbrojtjen e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Jakup Krasniqit, po sot përgjigje iu dha edhe pyetjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Ai tha se nuk dinte shumë për Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, ndonëse kishte parë emrat e tyre, megjithatë nuk i dinte as përgjegjësitë që ata kishin

Armend Mehaj

Më shumë nga Lajme

  • 09:56Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gllarevë të Klinës, intervenon KFOR-i e FSK-ja
  • 09:43E rëndë në Prishtinë: Burri gjendet pa shenja jete në rrugë
  • 09:41Nesër varroset Jetmir Sopi, 30-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik në Malishevë
  • 09:24Plagosje misterioze në Podujevë: Po rrinin në oborr kur papritur dëgjohet një krismë – i riu goditet nga plumbi, përfundon në QKUK
  • 09:21Tragjike: 30 vjeçari humb jetën në një aksident në Janiqishtë të Malishevës