Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mefail Shkodra me djem të pakapshëm për shtetin

GD
Gazeta Demos25 gusht 2025 në 16:23
Mefail Shkodra me djem të pakapshëm për shtetin

I dyshuari kryesor për krimin e trefishtë para disa javësh në Gjilan, Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonisi dhe Engjëlli po vazhdojnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Të shpallur në kërkim nga 10 gushti, shteti akoma s’ka rënë në gjurmët e tyre.

Policia e Kosovës i ka futur në stop listë tre të dyshuarit, por deri më sot nuk ka pasur ndonjë njoftim nëse është lokalizuar dhe arrestuar ndonjëri prej tyre.

Ndaj treshes ekziston dyshimi që janë të përfshirë në ekzekutimin e Selami dhe Edmond Hasanit, babë e bir, si dhe të Abedin Hoxhës, për motive që akoma nuk janë konfirmuar, megjithëse, fajdeja përmendet si shkak.

Dy anëtarët e familjes Hasani vdiqën në vendin e ngjarjes, pasi u qëlluan me armë zjarri, ndërsa viktima e tretë humbi jetën rrugës për në spital.

Mefail Shkodra është është emër i njohur për shtetin.

Dosja e tij penale është e pasur me vepra të ndryshme, për çka është përballur dhe me aktakuza e dënime, raporton Klankosova.tv

I arrestuar për fajde bashkë me të birin Edonisin, ata ishin liruar në tetor të vitit të kaluar, pasi u pranua propozimi për dorëzaninë, të kërkuar nga Prokuroria Speciale, në vlerë prej 70 mijë euro, 50 për Mefailin dhe 20 mijë për djalin.

Ndaj tij, ekzistojnë tri aktgjykime dënuese në Gjykatën Themelore në Gjilan, institucion ky që pas rastit njoftoi se nuk ka lëndë aktive ndaj Shkodrës.

Sipas evidencës, ai ka qenë i gjykuar më parë në tre raste penale.

Në vitin 2018, thuhet se është dënuar për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të armëve pa leje.

Në vitin 2014, është dënuar për vjedhje të shërbimeve komunale.

Derisa, në vitin 2011 është dënuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

arrestim

Më shumë nga Lajme

  • 23:40E konfirmon familja: Babë e bir dhe nipi vdiqën në vetaksident në Gjermani
  • 23:29Shqipëri: E pa konfliktin mes djalit dhe një personi tjetër, 69-vjeçari pëson arrest kardiak
  • 23:08Moti për të premten
  • 22:40Syla: Nga ajo që shihet LVV nuk do e lëshojë postin e Presidentit
  • 22:36Policia në Ferizaj shpëton një person nga një situatë e rrezikshme