Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mediat ndërkombëtare: “Separatistët serbë dënohen për sulmin vdekjeprurës në Kosovë”

GD
Gazeta Demos24 prill 2026 në 17:57
Mediat ndërkombëtare: “Separatistët serbë dënohen për sulmin vdekjeprurës në Kosovë”

Dënimi me burgim të përjetshëm ndaj dy personave për sulmin vdekjeprurës në Banjskë, dhe të tretit me burgim prej 30 vjetësh, ka zënë vend në mediat kryesore ndërkombëtare.

Agjencia franceze e lajmeve AFP, ka raportuar për burgimin e përjetshëm ndaj Vlladimir Tolliqit dhe Bllagoje Spasojeviq, dhe dënimin prej 30 vjetësh ndaj Dushan Maksimoviqit me titullin “Tre separatistë serbë dënohen me shumë vite burgim për sulm në Kosovë”.

Raportimin e AFP-së e kanë transmetuar edhe media tjera, ndër to edhe “ Yahoo News ”, me titullin. “Separatistët serbë dënohen për sulmin vdekjeprurës në Kosovë”.

“Një gjykatë në Kosovë u dha tre personave dënime të gjata me burg të premten për pjesëmarrje në një përpjekje të dështuar të armatosur për shkëputje nga separatistët serbë në veriun e vendit më 2023”.

“Të akuzuar për terrorizëm, dy u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa i treti u dënua me 30 vjet për pjesëmarrjen e tyre në një përleshje vdekjeprurëse midis dhjetëra burrave të armatosur rëndë, të udhëhequr nga serbi i Kosovës Millan Radoiçiq, dhe policisë së Kosovës në Banjskë, pranë kufirit me Serbinë”.

“Një oficer policie i Kosovës dhe tre persona të armatosur serbë u vranë në shkëmbimin e zjarrit që zgjati disa orë, me grupin që u strehua brenda një manastiri përpara se të ikte nga policia në Serbi”, shkruan mes tjerash në artikullin e “Yahoo News”, që ai referohet shkrimit të AFP-së, transmeton Klankosova.tv.

Radoiçiq, sipas AFP-së, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partia kryesore serbe e Kosovës – më parë i ka pranuar autoriteteve të Beogradit se ai e ka udhëhequr sulmin, por mbetet e paqartë nëse ai është nën hetim në Serbi.

Veç AFP-së, për gjykimin kanë raportuar edhe Reuters e AP , artikujt e të cilave i kanë shpërndarë edhe media tjera botërore, si “ Washington Post ”, “ ABC News ” dhe ajo franceze “ Le Monde ”, mes tjerave.

Më shumë nga Lajme

  • 23:30Moti të dielën: Temperaturat deri në 19°C
  • 23:22“Moska ta ndalë luftën”, kryediplomati gjerman e telefonon homologun e Ukrainës menjëherë pas takimit me Lavrov
  • 23:12Mijëra qytetarë në protestën e 11-të në Prishtinë, Vlora Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë, UÇK
  • 22:53‘‘Qëndresa vazhdon’’, Endrit Thaçi falënderon pjesëmarrësit në protestë: Zëri ynë nuk shuhet
  • 22:44Shoshi, Hoxhaj e Musliu në shesh çdo natë: Deri në lirimin e çlirimtarëve