Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se ka qytetarë të cilët thonë se për shkak të padrejtësive që ia ka bërë kryesia e PDK’së, do ta votojnë atë për kryetar të kësaj komune.
Ai tha se nga puna në terren beson që do ta fitojë edhe mandatin e radhës.
“Qytetarët e Drenasit janë shumë të vendosur, me aq sa i shoh e i takoj, që na ta arrijmë edhe mandatin e radhës. Qytetarët e vlerësojnë punën, jo vetëm padrejtësisë që më është bërë. Ka edhe prej atyre që më kanë thënë: Vec pse ta kanë bo padrejtë, këna me t’votu ty”, tha Lladrovci në Tëvë1.
