Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka marrë pjesë në një forum ndërkombëtar në Tiranë, ku ka prezantuar përvojën dhe rezultatet e arritura në kuadër të bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës.
Dibrani ka bërë të ditur se në emër të përfituesve të veprimit rajonal në Ballkanin Perëndimor ka prezantuar punën dhe përvojën e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Fokusi i prezantimit ka qenë veçanërisht te parandalimi i radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm në burgje, si dhe te rehabilitimi dhe riintegrimi i personave të privuar nga liria.
