Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Më thonë mua tradhtar”, Rama-protestuesve: Nga pallati i presidentit në Serbi, jua thashë që Kosova është e pavarur

GD
Gazeta Demos9 qershor 2026 në 22:19
“Më thonë mua tradhtar”, Rama-protestuesve: Nga pallati i presidentit në Serbi, jua thashë që Kosova është e pavarur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është përgjigjur sot akuzave të protestuesve që e kanë quajtur “tradhtar”.

Rama ka kujtuar një vizitë të tij në Serbi, duke thënë se atje kishte deklaruar hapur se Kosova është shtet i pavarur dhe se kjo, sipas tij, është një realitet i pakthyeshëm.

“Pse thotë ky që t’i japim të ardhmen pronave tona? Cilat prona? E vërteta është që Sazani ka qenë, është dhe do të mbetet tokë e Republikës së Shqipërisë. Dhe çfarë pronash? Këtë e provon fakti që ne kemi më shumë se dy vite negociata me investitorët për formulën e zhvillimit, që do të thotë ne përfaqësojmë Republikën e Shqipërisë dhe pronën shtetërore. Ata janë investitorët që duan të zhvillojnë në atë pronë. Ne kemi rënë dakord që çfarë ndërtohet bëhet privat, një vilë p.sh.

Çfarë është jashtë është e shtetit shqiptar dhe në investim merr pjesë Shqipëria si ortak në biznes dhe të ardhurat që vijnë i shkojnë Republikës së Shqipërisë. Pse nuk është firmosur marrëveshja? Sepse akoma jemi duke negociuar. Ky është Sazani. Atyre që më thonë mua tradhtar, më thanë pse nuk shkon në Serbi, në Serbi vajta unë, jua thashë atyre në sy nga pallati ku rri presidenti që Kosova është Republikë e pavarur dhe është një histori që nuk kthehet më mbrapa.

Është kollaj të bësh heroin kur del atje te ai bulevardi ku u vranë 4 persona. Nuk e harroj kurrë sesi i morën invalidët, i morën me gjithçka, i ngritën në ajër. Sot është kollaj sepse Shqipërinë e ndryshoi PS edhe në të gjithë aspektet.

Patriotizmi dhe tradhtia nuk janë më vetëm të varur flamurin këtu, lidhe nyje dhe thuaj TRQ Edi Rama, ku nuk është patriotizëm”, u shpreh Rama.

Më shumë nga Lajme

  • 22:03Parashikimi i motit për të premten e 11 shtatorit
  • 21:54Nasim Haradinaj rrëfen ditët në Hagë: Na trajtuan si njerëz të rrezikshëm, brohoritjet për UÇK-në na jepnin force
  • 21:52Kryeziu i VV-së: Nëse më pyet dikush se çfarë date do të preferoja për zgjedhjet, do të zgjidhja 27 dhjetorin
  • 21:46Moskrijimi i institucioneve, Kajtazi: Kosova mund të klasifikohet si shtet i dështuar
  • 21:43Kryetarja Haxhiu mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Zvicrës