Opinionisti Vehbi Kajtazi ka deklaruar se Kosova rrezikon të hyjë në një krizë të thellë institucionale dhe kushtetuese nëse deri më 4 tetor nuk konstituohet Kuvendi dhe nuk zgjidhet presidenti i ri.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Kajtazi tha se vendi mund të klasifikohet si “shtet i dështuar”, nëse për një periudhë të gjatë nuk arrin të krijojë institucionet e nevojshme.
“Kosova mundet me u klasifiku si shtet i dështuar, sepse për dy vjet ti nuk arrin me kriju institucione. Nëse për këto dy vjet ti ke pas zbraztira që ke mundur me funksionu edhe në këtë mënyrë edhe me ushtrues detyre të presidentit, me 5 tetor më nuk parashihet asgjw”, u shpreh ai.




