Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Më shumë se 240 të infektuar me ethet e Nilit Perëndimor në Evropë

GD
Gazeta Demos9 gusht 2026 në 17:48
Më shumë se 240 të infektuar me ethet e Nilit Perëndimor në Evropë

ECDC tha se 139 raste janë raportuar në Itali dhe 61 në Greqi. Infeksione të tjera janë raportuar në Spanjë, 17 prej tyre, ndërsa Maqedonia e Veriut ka regjistruar 13 raste. Rumania ka gjashtë raste, Franca katër dhe Gjermania ka regjistruar një rast.

Më shumë se 240 persona në të gjithë Evropën janë konfirmuar të infektuar me virusin e Nilit Perëndimor këtë vit. Sipas një raporti javor të publikuar të premten nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) , një total prej 241 rastesh janë regjistruar që nga fillimi i sezonit të transmetimit deri të mërkurën

ECDC tha se 139 raste janë raportuar në Itali dhe 61 në Greqi. Infeksione të tjera janë raportuar në Spanjë, 17 prej tyre, ndërsa Maqedonia e Veriut ka regjistruar 13 raste. Rumania ka gjashtë raste, Franca katër dhe Gjermania ka regjistruar një rast.

Në fund të muajit të kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje për rritje të vigjilencës pasi u raportuan disa raste të etheve të Nilit Perëndimor në Evropën Jugore. Sipas OBSH-së, virusi i Nilit Perëndimor zakonisht transmetohet nga mushkonjat dhe zogjtë. Megjithatë, mushkonjat e infektuara mund të pickojnë dhe infektojnë njerëzit, më shpesh midis korrikut dhe shtatorit. Shumica e njerëzve të infektuar as nuk janë të vetëdijshëm se e kanë virusin.

Sipas Institutit Robert Koch (RKI), agjencisë gjermane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, shumica e personave të infektuar as nuk janë të vetëdijshëm se e kanë virusin. Prandaj, studiuesit supozojnë se ka një numër të madh rastesh të paraportuara.

Në raste më të rënda, sëmundja mund të ndikojë në sistemin nervor dhe të çojë në gjendje të tilla si encefaliti dhe meningjiti. Nuk ka vaksinë ose kurë për virusin. Mjekët mund të trajtojnë vetëm simptomat.

OBSH-ja u këshillon udhëtarëve të zvogëlojnë rrezikun e pickimit të mushkonjave duke veshur rroba të përshtatshme dhe duke përdorur repelentë kundër mushkonjave.

rasteinfektuarnilit

Më shumë nga Lajme

  • 23:34Pushtet i ri në Serbi, qasje e vjetër ndaj Kosovës
  • 23:11Pas Brodit, dyshime për mbetje mortore edhe në Fushë-Kosovë
  • 22:51Pandeli Majko trondit Asamblenë e PS-së: Kam informacion për 1 mijë orë filmime erotike dhe korruptive, jepni dorëheqjen
  • 22:50Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
  • 22:24Maqedonci: Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme amerikane