Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, deklaroi se kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ia kërkoi tërheqjen e tij nga kandidatura për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Sipas Lladrovcit, takimi me kryetarin e PDK-së është zhvilluar rreth një muaj e gjysmë më parë në hotelin Emerald, përpara mbledhjes me kryetarët e degëve, Këshillit Drejtues dhe Konventës së partisë, nga ku edhe ia komunikoi kërkesën nën argumentin se nuk është i dëshiruar.
“Me ka thirrë me folë dhe më ka kërku me mos me kandidu më, sepse do të kandidojë një person tjetër. Më tha se po thonë që unë jam deklaruar për dy mandate – gjë që është e vërtetë. Por i thashë se personi që po synon të kandidojë, bashkë me disa të tjerë, më kanë luftuar në vitin 2021 dhe më kanë shpallur bashkëpunëtor të Hagës”, ka deklaruar Lladrovci në RTK.