Ish-kandidatja për kryetare të Deçanit, Natyra Kuçi, ka reaguar pas vrasjes së gruas në Vitomiricë të Pejës, duke kritikuar institucionet e drejtësisë, policinë dhe shërbimet e mirëqenies sociale.
Përmes një postimi në Facebook, Kuçi ka pretenduar se institucionet shtetërore e lanë Arlindën pa mbështetjen dhe sigurinë e nevojshme, pavarësisht vështirësive me të cilat ajo ishte përballur.
Sipas Kuçit, viktimës i ishte pamundësuar ta shihte djalin për muaj të tërë, ndërsa ajo pretendon se fëmija iu mor edhe pasi Arlinda e kishte fituar të drejtën për të në gjykatë.
Ajo ka shkruar gjithashtu se bashkëshorti i viktimës ishte liruar pa kaluar 48 orë nga ajo që e përshkruan si kidnapim të djalit, ndërsa kunati i saj, sipas postimit, e kishte kërcënuar dhe sulmuar, por kishte mbetur i lirë.
“Arlindën e vrau sot një gjykatë patriarkale, një polici dhe mirëqenie sociale e dështuar. E vrau një zinxhir i tërë shtetëror i dështuar. Lindën shteti e la vetëm, si shumë gra të tjera. Asaj iu pamundësua ta shihte djalin për muaj të tërë. Djali iu mor nga duart edhe pasi ajo e fitoi të drejtën për të në gjykatë”, ka shkruar Kuçi