Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pak pasi policia ia arrestoi burrin, kunati kreu veprën - Policia jep detaje për rastin

GD
Gazeta Demos25 tetor 2026 në 23:32
Pak pasi policia ia arrestoi burrin, kunati kreu veprën - Policia jep detaje për rastin

Një grua është gjetur pa shenja jete të shtunën mbrëma në fshatin Vitomiricë të Pejës, disa orë pasi Policia ishte njoftuar për një rast të dhunës në familje.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, rreth orës 19:00, Stacioni Policor është njoftuar për rastin e dhunës në familje, ndërsa viktima dhe bashkëshorti i saj janë intervistuar nga policia.

Bashkëshorti i viktimës është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, ndërsa gruaja, me vullnetin e saj, është dërguar në shtëpinë e saj në Vitomiricë.

Megjithatë, rreth orës 21:10, policia është njoftuar se e njëjta grua ishte gjetur pa shenja jete.

“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e goditjeve me një mjet të fortë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia ka bërë të ditur se për rastin e dytë dyshohet një person tjetër, i cili, sipas informacioneve fillestare, është kunati i viktimës dhe ndodhet në arrati.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe lokalizimin e arrestimin e personit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale në Pejë

policiarastinpasi

Të ngjashme

Beogradi nën masa të rrepta sigurie: Policia rrethon institucionet kryesore pas zgjedhjeve

Beogradi nën masa të rrepta sigurie: Policia rrethon institucionet kryesore pas zgjedhjeve

20:51
Tensione pranë Kryeministrisë në Tiranë, policia përdor spraj me piper dhe ndërhyn me autobot

Tensione pranë Kryeministrisë në Tiranë, policia përdor spraj me piper dhe ndërhyn me autobot

20:25
Policia e rrethon KQZ’në e Serbisë, aktualisht as gazetarët s’lejohen të afrohen

Policia e rrethon KQZ’në e Serbisë, aktualisht as gazetarët s’lejohen të afrohen

19:24
Policia serbe vendoset te transmetuesi publik serb RTS, i afërt me Vuçiq

Policia serbe vendoset te transmetuesi publik serb RTS, i afërt me Vuçiq

19:04

Më shumë nga Lajme

  • 23:45Rasti i gruas në Pejë, reagon Kuçi: Lindën shteti e la vetëm, si shumë gra të tjera…
  • 23:40“Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
  • 23:35Pas zgjedhjeve në Serbi, reagon Albin Kurti
  • 23:13Vrasja në Vitomericë të Pejës, deklarohen nga Prokuroria
  • 22:58Kamberi: Kemi siguruar dy mandate, jemi në garë për të tretin