Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbyllja e “Vitës”, ja se çka thotë Muja

GD
Gazeta Demos2 korrik 2026 në 19:10
Mbyllja e “Vitës”, ja se çka thotë Muja

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka deklaruar se mbrojtja e konsumatorit dhe zbatimi i legjislacionit për sigurinë ushqimore janë obligime institucionale që zbatohen në mënyrë të barabartë ndaj të gjithë operatorëve ekonomikë, pa përjashtim.

Në një reagim lëshuar nga MBPZHR, thuhet se kontrollet zyrtare që po zhvillon Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në sektorin e qumështit dhe produkteve të qumështit, sipas Mujës, janë pjesë e mandatit të rregullt ligjor të agjencisë për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Ushqimin dhe standardeve të sigurisë ushqimore.

“Gjatë ditës së sotme është realizuar kontroll zyrtar edhe në kompaninë “Vita”, në të njëjtën mënyrë si ndaj çdo operatori tjetër ekonomik që i nënshtrohet mbikëqyrjes institucionale. Qytetarët tanë duhet të dinë se çka hanë e çka pinë, për produktet për të cilat paguajnë. Siguria ushqimore kërkon zbatim të barabartë të ligjit për të gjithë. Kontrollet nuk bëhen ndaj emrave të kompanive, por mbi bazën e mandatit ligjor. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin”, ka deklaruar Muja.

Ai ka deklaruar se kontrollet zyrtare synojnë të verifikojnë respektimin e protokolleve të prodhimit, standardeve të sigurisë ushqimore, vlefshmërinë e licencave dhe autorizimeve, si dhe përputhshmërinë e operatorëve ekonomikë me legjislacionin në fuqi.

sipas njoftimit të MPZHR-s, Muja ka theksuar se qëllimi i këtyre veprimeve është mbrojtja e interesit publik, garantimi i sigurisë ushqimore, mbrojtja e shëndetit të konsumatorëve dhe krijimi i kushteve të barabarta për të gjithë prodhuesit dhe përpunuesit që respektojnë ligjin.

“AUV ushtron të njëjtin mandat në të gjitha segmentet e industrisë ushqimore dhe kontrollet zyrtare zhvillohen pa dallim sektori, madhësie apo pozite në treg, duke siguruar zbatim të njëjtë të ligjit për çdo subjekt. Një sistem i besueshëm i kontrollit ushqimor rrit besimin e qytetarëve, mbron prodhimin vendor dhe forcon konkurrencën e ndershme në treg, duke garantuar se institucionet do të vazhdojnë të ushtrojnë kompetencat e tyre në përputhje me ligjin”, ka dekalruar Muja, njofton Ministra e Bujqësisë.

Më shumë nga Lajme

  • 08:37Sot protestohët në Berlin, “Jo në emrin tim”
  • 08:12Tasholli: “Liria ka Emër” nuk ndalet, synojmë peticion me mbi 500 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së
  • 08:06Parashikimi i motit sot, 04.10.2026
  • 23:47Ligje të rëndësishme mbesin pezull, kërkohet miratimi i tyre para 6 tetorit
  • 23:39“OVL -PDK jeni armiku kryesor për mbrojtjen e krerëve në Hagë, s’latë gjë pa bërë qe 27 vjet”, reagon bashkëshorti i Albulena Haxhiut